I riu nga Llausha poston video me armë në dorë, intervenon policia

Një person nga fshati Llaushë i Skenderajt është identifikuar nga policia pasi kishte postuar në rrjetet sociale disa video ku shihej me armë në dorë, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, është intervistuar nga autoritetet dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Policia ka bërë thirrje për kujdes në publikimin e materialeve të tilla, pasi paraqesin rrezik dhe mund të kenë pasoja ligjore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë