Dalin pamjet e arritjes se Hashim Thaçit në Kosovë (VIDEO)

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbërritur në Kosovë.

Kështu mëson Klankosova.tv nga burimet e veta.

Aktualisht, Thaçi tashmë ka hyrë në QKUK-së, ku pritet të vizitojë babanë e tij që është i shtrirë në një nga klinikat në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Siç mëson Klan Kosova, Thaçi në QKUK ka mbërritur para rreth 15 minutash.

Mbrojtja e Thaçit, katër herë kishte kërkuar leje për vizitë nga Specialja, por ishte refuzuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë