Arrestohet një person në Poklek të Ri, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Poklek të Ri, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa fishekë, të cilën ai e mbante pa leje.
I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga autoritetet dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton portali DrenicaOnline.
Policia vazhdon hetimet lidhur me rastin, ndërsa apelon për respektim të ligjit mbi armëmbajtjen./DrenicaOnline/