Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës, ishte edhe veteran i luftës

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë polici i trafikut në rajonin e Gjakovës, Përparim Saraqini.
46-vjeçari, nga komuna e Gjakovës ishte edhe Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familjarët e tij kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 15:00, në varrezat tyrbes së shejh Fetahut në Gjakovë.