Alarmon Ferat Shala: Në minierën e Artanës, kjo ishte pamja para hyrjes së saj!

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Ferat Shala, ka publikuar disa pamje nga miniera e Artanës ka ndodhur një përmbytje e rrëzikshme nga horizonti i gjashtë.
Shala, përmes një postimi në facebook është shprehur se kjo ka ndodhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizimit në minierë.
Ndërsa ka shtuar se pasojat mund të jenë katastrofale, njerëzore, teknike dhe mjedisore.
“Dje në minierën e Artanës, kjo ishte pamja para hyrjes së saj – një përmbytje e rrezikshme nga horizonti i gjashtë, si rezultat i keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit në minierë.
Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk guxon të ndodhë! Pasojat mund të jenë katastrofale, njerëzore, teknike dhe mjedisore.
Asnjë reagim institucional. Asnjë vlerësim apo prononcim nga shteti, nga dje deri më sot. Ndërkohë, bordi i KPMM-së, të gjithë në Kanada, kot me paratë e shtetit. Kështu qeveris Qeveria Kurti!
Nëse asgjë tjetër, kjo është një vepër penale mjedisore (të paktën për aq sa duket jashtë minierës), po brenda në minierë, vetëm Zoti e di!?”, ka shkruar Shala.