Therja me thikë e 18-vjeçarit në Drenas – tre persona të arrestuar

Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten në Drenas, ku një përleshje fizike mes katër të rinjve ka përfunduar me therjen me thikë të një 18-vjeçari.
Sipas burimeve të DrenicaOnline, të përfshirë në këtë ngjarje janë A.K. (2007) dhe F.K. (2008) nga Baica e Drenasit, si dhe S.C. (2007) dhe I.C. (2009). Dyshohet se S.C. është goditur katër herë me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre nga të dyshuarit, pas marrjes së trajtimit mjekësor, janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Ndërkohë, i dyshuari tjetër mbetet në QKUK nën përkujdesjen e policisë. Hetimet për rastin janë në vijim.