18-vjeçari në gjendje të rëndë/ Zbardhen emrat e të rinjve të përfshirë në përleshjen me thikë në Drenas

DrenicaOnline raportoi më herët për një incident të rëndë në Drenas, ku katër të rinj u përfshinë në një përleshje fizike, e cila përfundoi me therjen me thikë të një 18-vjeçari. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, pasi gjendja e tij shfaqej e rëndë.

Sipas burimeve brenda emergjencës, personat e përfshirë në këtë përleshje janë:
A.K. (2007) dhe F.K. (2008) nga Baica e Drenasit si dhe S.C. (2007) dhe I.C. (2009).

Dyshohet se S.C. është goditur katër herë me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në gjendje stabile.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shkakut të përleshjes.

DrenicaOnline do të sjellë më shumë detaje në vijim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë