Përleshje me thikë në Drenas, një i lënduar rëndë

Një përleshje fizike, e cila ka përfshirë edhe përdorimin e thikës, ka ndodhur para pak minutash në qendër të Drenasit.
Si pasojë e incidentit, një person ka mbetur i lënduar rëndë dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas, është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Gjendja e tij raportohet të jetë serioze, ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e përleshjes.
DrenicaOnline do të sjellë më shumë detaje në vijim.