Plagosje në Klinë, Policia në vendin e ngjarjes

Një person është plagosur rreth orës 23:00 në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar portali Klina.info, sipas të cilit, Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit.
Aktualisht, nuk janë dhënë detaje të tjera për natyrën e plagëve dhe shkakun e ngjarjes.
Po pritet një raport zyrtar nga autoritetet për zhvillimet e mëtejshme.