Deputetja e re e PDK-së, Kosovare Murseli: “Do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve”

Kosovare Murseli, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka fituar mandatin e saj në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për votuesit që i besuan votën, duke theksuar përkushtimin e saj për të përfaqësuar idealet e dëshmorëve dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ky besim më obligon edhe më shumë që të jem në shërbimin tuaj. Me votën tuaj, keni mbështetur vendosmërinë time për të realizuar idealin e babait tim dhe të qindra e mijëra dëshmorëve e martirëve. Ky ideal sot mbrohet edhe nga liderët e dikurshëm të UÇK-së, të cilët po mbrojnë të drejtat e popullit tonë në një gjykatë të padrejtë,” ka deklaruar Murseli.

Ajo ka theksuar gjithashtu se do të qëndrojë e palëkundur në mbështetjen e saj për liderët historikë të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët, sipas saj, “çliruan dhe e bënë shtet Kosovën.”

“Ju garantoj që do të jem në shërbimin tuaj të përjetshëm, siç kam qenë gjithmonë në kauzën për idealin e përbashkët,” ka përfunduar Murseli, duke ritheksuar angazhimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë