Tina Selimi debuton në muzikë me këngën “A e din”

Tina Selimi, një artiste e re nga Drenica që jeton në Suedi, ka publikuar këngën dhe videoklipin e saj të parë me titull “A e din”. Ky debutim muzikor është tashmë i disponueshëm në YouTube dhe po pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku, shkrian portali DrenicaOnline.
Me një stil unik dhe vokal premtues, Tina Selimi po tregon potencial të madh në skenën muzikore. Fansat dhe ndjekësit e saj kanë vlerësuar këngën si një hit të mundshëm, duke e përkrahur fuqishëm në rrjetet sociale.
Duke parë reagimet pozitive, Tina pritet të sjellë projekte të tjera në të ardhmen dhe të bëhet një emër i njohur në industrinë e muzikës./DrenicaOnline/