Djali i Jakup Krasniqit, Altini në mesin e të parëve në PDK me numrin e votave të mbledhura

Zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-tës, kanë sjell emra të ri në politikë e sidomos në listat e kandidatëve për deputetë.

PDK në këto zgjedhje i ka hapur “derën” një numri të madh të të rinjve, e Altin Krasniqi është njëri ndër ta.

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka kandiduar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka marrë një numër të madh votash.

Në një listë të siguruar nga lajmi.net, në votat e numëruara deri tani Altin Krasniqi ka mbledhur plot 17 mijë e 801 vota.

Ai në këtë listë radhitet edhe para disa ish deputetëve si Rashit Qalaj, Abelard Tahiri, Ariana Musliu Shoshi, Bekim Haxhiu e Eliza Hoxha.

Nga PDK, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryeministër Bedri Hamza me 131912, pas tij i pari i partisë Memli Krasniqi me 75096, e pastaj Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari e të tjerët.

KQZ sot përmes një konference për media ka njoftuar se deri sot në ora 16:00 janë numëruar 78% i votave për deputetë. Numërimi i votave do të vazhdoj edhe në disa Qendra Komunale të Numërimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë