Ekskluzive: Ja kandidatët më të votuar të PDK-së në Drenas

Numërimi i votave për kandidatët për deputetë të PDK-së po vijon pa asnjë problem në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas.

DrenicaOnline ka siguruar të dhënat e fundit, sipas të cilave tre kandidatët me më shumë vota deri më tani janë Petrit Hajdari, Fadil Demaku dhe Altin Krasniqi.

Ndërkohë, mbi 2 mijë vota kanë arritur të marrin edhe Isak Neziri, Adnan Thaqi, Betim Gjoshi dhe Ferat Shala.

Deri tani janë numëruar rreth 6,800 vota të PDK-së, nga gjithsej 19 mijë sa pritet të numërohen.

DrenicaOnline do të vazhdojë të sjellë përditësime në kohë reale mbi procesin e numërimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë