Me miqtë e fortë vijnë edhe votat – Ferat Shala ndër më të votuarit në Drenas
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/480146598_1073932694773504_4319644143948265169_n-750x430.jpg)
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Meqenëse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar rreth 75% të votave në këtë komunë, interesimi për rezultatet e këtij subjekti politik është i madh, transmeton DrenicaOnline.
Një nga emrat më të votuar deri tani është Ferat Shala. Mbrëmë janë numëruar votat e fshatit Vasilevë, ku ai ka një bazë të fortë mbështetësish pasi është dhëndër i tyre. Shala ka rezultuar kandidati më i votuar në këtë fshat, duke siguruar 140 vota, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë 81 vota.
Nga votat e numëruara deri më tani në Komunën e Drenasit, Ferat Shala ka siguruar gjithsej 1,358 vota, duke u renditur ndër kandidatët kryesorë të PDK-së në këtë zonë.
Kujtojmë se Ferat Shala është i martuar me ish-deputeten e njohur Sala Berisha-Shala e cila vjen nga familja e madhe Berisha nga Vasileva/DrenicaOnline/