PDK del para LDK-së në Fushë Kosovë, pavarësisht që komuna drejtohet nga LDK

Rezultatet e zgjedhjeve në Fushë Kosovë kanë sjellë një risi të rëndësishme: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të dalë e dyta me 20.23% të votave, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila mori 19.40% të votave. Kjo është një situatë interesante, pasi komuna aktualisht drejtohet nga LDK, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), fituese e këtyre zgjedhjeve në Fushë Kosovë është Lëvizja Vetëvendosje me 45.75% të votave, ndërsa partitë e tjera kanë mbetur më prapa.
Ky rezultat konfirmon një rritje të mbështetjes për PDK-në në këtë komunë, duke dëshmuar një garë të fortë mes dy partive tradicionale. Për LDK-në, ky mund të shihet si një sinjal për analizë të mëtejshme, sidomos duke pasur parasysh se ata qeverisin me komunën.
Mbetet të shihet se si ky rezultat do të reflektojë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe në strategjitë e partive politike në Fushë Kosovë./DrenicaOnline/