Altin Krasniqi falënderon mbështetësit e PDK-së për përkushtimin dhe besimin

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj aktivistëve dhe përkrahësve të partisë për angazhimin dhe mbështetjen e madhe në zgjedhjet e fundit.

“Një falënderim i madh u takon aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës për përkushtimin, mundin dhe mbështetjen e madhe që më kanë dhënë mua dhe PDK-së. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm dhe dëshmon për fuqinë e vërtetë të njerëzve që besojnë në vlerat dhe vizionin tonë për Kosovën,” ka shkruar Krasniqi.

PDK ka shënuar rezultate të larta në shumë komuna, përfshirë edhe Drenasin, ku ka marrë mbështetje të fuqishme nga votuesit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë