Petrit Hajdari falënderon qytetarët për mbështetjen dhe procesin zgjedhor
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739216893370-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për ata të Drenasit, pas përfundimit të procesit zgjedhor. Ai vlerësoi atmosferën e qetë dhe demokratike në të cilën u zhvilluan zgjedhjet.
“Faleminderit shumë për një proces të qetë, demokratik dhe fer zgjedhor. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Kosovës, e në veçanti atyre të Drenasit, për përkrahjen,” ka deklaruar Hajdari, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai ka falënderuar edhe simpatizantët, aktivistët dhe komisionerët e PDK-së për angazhimin e tyre gjatë gjithë procesit, duke theksuar përkushtimin dhe seriozitetin e tyre.
“Jam krenar me rrugëtimin tonë të përbashkët për ta bërë më të mirën për Kosovën dhe me qytetarinë e lartë të treguar nga qytetarët tanë,” ka shtuar ai, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e treguar.