Ramiz Lladrovci triumfon në Drenas, PDK e mund degën e Skenderajt me mbi 2,200 vota
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/Annotation-2022-01-13-185006-800x450-1-750x430.jpg)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nën udhëheqjen e Ramiz Lladrovcit në Drenas, ka shënuar një fitore bindëse në zgjedhjet e fundit, duke tejkaluar degën e PDK-së në Skenderaj me mbi 2,200 vota diferencë.
Në kuadër të fushatës elektorale, Lladrovci kishte vendosur dy objektiva kryesore: fitoren e PDK-së në nivel qendror dhe tejkalimin e degës së Skenderajt me vota. Rezultatet preliminare tregojnë se ai e ka përmbushur këtë synim, pasi PDK në Drenas ka grumbulluar mbi 19,000 vota, ndërsa dega e Skenderajt ka siguruar rreth 16,700 vota.
Një tjetër sukses për PDK-në e Drenasit është rritja e dukshme e votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara, me mbi 5,000 vota shtesë. Ky rezultat i atribuohet qeverisjes së mirë të komunës, e cila është shpallur gjashtë herë kampione për transparencë dhe efikasitet në nivel vendi, transmeton portali DrenicaOnline.
Kjo fitore e thellë tregon mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Drenasit për Lladrovcin dhe PDK-në, duke e konsoliduar këtë komunë si një nga bastionet më të forta të partisë./DrenicaOnline/