KQZ publikon rezultatet preliminare për Klinën: PDK prin, pasuar nga VV dhe AAK
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20250210_074351_Samsung-Internet-750x430.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet në Komunën e Klinës, bazuar në 87.10% të vendvotimeve të numëruara.
Sipas këtyre të dhënave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 27.81% të votave (3,942 vota), e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 26.14% (3,705 vota) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 23.57% (3,341 vota), transmeton portali DrenicaOnline.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 17.17% (2,434 vota), ndërsa Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka marrë 1.28% (181 vota).
Këto rezultate paraprake mund të ndryshojnë pas përfundimit të procesit të numërimit dhe certifikimit nga KQZ./DrenicaOnline/