Ramiz Lladrovci falënderon qytetarët për pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e lartë në procesin zgjedhor, duke e cilësuar këtë ditë si një shembull të kulturës demokratike.
“Pjesëmarrja ishte e shkëlqyer dhe procesi i zgjedhjeve ka qenë shembullor. Prandaj, jemi komunë kampion, me qytetarë kampionë,” ka deklaruar ai.
Lladrovci e ka vlerësuar këtë proces si një sukses të demokracisë dhe ka përgëzuar qytetarët për përmbushjen e përgjegjësisë së tyre qytetare.
“Drenasi është zemra e Kosovës!” – ka përfunduar ai mesazhin e tij.