Aksident në rrugën Drenas-Komoran, ende s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Drenas-Komoran, në Poklek të Ri.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku vërehen dëme materiale, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të përfshirëve.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.