Besim Mulaj: Me rininë e Istogut, energji dhe motiv për fitoren e LDK-së
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739022329298-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka zhvilluar një takim me rininë e Istogut, ku është vërejtur një atmosferë e mbushur me entuziazëm dhe përkushtim për zgjedhjet e ardhshme. Ai e cilësoi këtë grup si “ushtrinë e Ilir Feratit” dhe si motorin kryesor të fushatës.
Në fjalën e tij, Mulaj falënderoi kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, Berat Gjoci, dhe të gjithë të rinjtë për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm. Ai theksoi se vullneti dhe sakrifica e tyre janë garancia e fitores dhe ndryshimit të madh që po synon LDK-ja.
“Me rininë dhe energjinë e tyre, po e bëjmë ndryshimin,” u shpreh Mulaj, duke i ftuar të gjithë të jenë pjesë e tubimit përmbyllës të fushatës në Prishtinë.