Fadil Demaku merr mbështetje të madhe nga profesionistët në takimin e mbajtur në ‘Emerald’

Kandidati për deputet nga PDK, Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Emerald me punëtorë shëndetësorë, profesorë, veteranë dhe aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ju falënderoj për kohën, vëmendjen dhe besimin në misionin tonë. Secili prej jush forcon themelin e lëvizjes sonë për një Kosovë më të mirë,” tha Demaku, duke vlerësuar mbështetjen e madhe që po merr PDK në këtë fushatë.

Ai theksoi se angazhimi i profesionistëve dhe qytetarëve është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe fitoren e PDK-së më 9 shkurt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë