Dervishaj takon aktivistët e PDK-së: Edhe Istogu meriton 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77 ka mbajtur një takim me aktivistët e kësaj partie në Istog, shkruan Gazeta Infokus.
Ai në këtë takim me të rinjtë e Istogut ka theksuar angazhimin e tij të plotë për të sjellë zgjidhje konkrete për qytetarët e këtij qyteti.
“Edhe Istogu meriton 77 herë ma mirë! Kënaqësi e madhe të takoja sot aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Istog! Ne bashkërisht jemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje dhe të punojmë për zgjidhje konkrete, ku çdo qytetarë do jetojë ashtu siç e meriton. Nuk ka mbetur shumë, mos harroni”, ka shkruar Dervishaj.
Biznesmeni i suksesshëm në Gjermani, në këto fushata zgjedhore vazhdimisht ka qenë aktiv me takime me qytetarët, me premtimet e tij për Kosovën, e ku ka shfaqur një angazhim të fuqishëm për t’u përballur me sfidat që ka përpara vendi, me fokus të veçantë në përmirësimin e vendit dhe mundësive më të mëdha për rininë.
Ndërkaq, Shahin Dervishaj, kandidon për deputet me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/