Ish-ministri i Inovacionit: Aurora Berisha është një profesioniste, po pritet me entuziazëm nga qytetarët
Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka ftuar mbështetësit e PDK-së që në zgjedhjet e 9 shkurtit ta votojnë kandidaten e PDK-së për deputete, Aurora Berisha.
Ai e ka lavdëruar kandidaten e PDK-së duke thënë se ajo është një profesioniste e përkushtuar me përvojë të gjerë në pushtetin lokal, shoqërinë civile dhe sektorin privat.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se Berisha gjatë fushatës zgjedhore është pritur me entuziazëm nga qytetarët.
“𝐍𝐣𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐠𝐣𝐞𝐬 𝐢 𝐤𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐪𝐭𝐞 𝐞 𝐦𝐢 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫, Aurora Berisha 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐬𝐡𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐚𝐣, 𝐦𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐜a𝐧𝐭𝐞 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐑𝐞𝐱𝐡𝐚. Aurora, e cila garon në këto zgjedhje me numrin 𝟔𝟖 nga lista e 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞𝐬, është një profesioniste e përkushtuar me përvojë të gjerë në pushtetin lokal, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Si një grua e zonja dhe ambicioze në politikë, ajo po pritet me entuziazëm nga qytetarët, të cilët e shohin si një përfaqësuese të denjë për t’i sjellë përvojën dhe suksesin e saj nga niveli lokal në atë qendror”, ka shkruar Shala.