Hajdar Beqa: “Vetëm 48 orë deri në fitoren e madhe, mobilizimi ynë është më i fuqishëm se kurrë!”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Shtabin Zgjedhor të Degës, si dhe me kryetarët e nëndegëve. Në këtë takim, është theksuar uniteti dhe përkushtimi për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sonte zhvilluam takimin e Shtabit Zgjedhor të Degës, si dhe takuam kryetarët e nëndegëve. Të bashkuar, të vendosur dhe të motivuar për fitoren që po vjen! Me vetëm 48 orë deri në momentin vendimtar, entuziazmi, mobilizimi dhe përkushtimi ynë janë më të fuqishme se kurrë”,, ka deklaruar Beqa.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të mbështesin PDK-në dhe kandidaturën e tij më 9 shkurt, duke votuar për:
🔵 PDK – 131
✅ Bedri Hamza – 1
✅ Memli Krasniqi – 2
✅ Hajdar Beqa – 31