Adnan Thaqi në Krajkovë: “Ndryshimi nuk ndalet, me 9 shkurt drejt fitores së madhe!”
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/476231002_9581492828547776_2639651041317749875_n-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar takime me qytetarët në Krajkovë, ku është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar përkushtimin e tij dhe të ekipit të PDK-së për fitoren e madhe më 9 shkurt.
“Të përkushtuar për fitoren e Partisë Demokratike, vazhduam takimet në Krajkovë! Të motivuar, të bashkuar dhe të vendosur, po dëshmojnë se kur ka besim dhe përkushtim, ndryshimi nuk ndalet! E ndryshimi po vjen, me 9 shkurt drejt fitores së madhe!”, ka shkruar Thaqi.
Ai ka ftuar qytetarët të përkrahin Partinë Demokratike të Kosovës me votën e tyre, duke mbështetur kandidaturën e tij me numrin 82 dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza me numrin 1.
🔵 #Pdk131
✅ #BedriHamza1
✅ #AdnanThaqi82