Fadil Demaku: Gratë e Drenasit, shtylla e shoqërisë sonë
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738876482346-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me gratë e Drenasit, ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e tyre në shoqëri.
“Gratë e Drenasit, me punën dhe përkushtimin e tyre, janë shtylla e shoqërisë sonë. Diskutuam për sfidat, mundësitë dhe rolin e tyre në zhvillimin e vendit. Isha i nderuar nga mikpritja dhe vullneti i tyre për të kontribuar për një Kosovë më të fortë”, ka deklaruar Demaku.
Ai theksoi se vetëm me përfshirje dhe mbështetje të grave mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për Kosovën.
#PDK131
#FadilDemaku19
#BedriHamza1