Floriana Rugova: Dardania ime i tha “Po” Kosovës më mirë!

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Floriana Rugova, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga lagjja Dardania, vendi ku është rritur.

“Dardania ime, aty ku u linda dhe u rrita, mbrëmë i tha ‘Po’ fuqishëm dhe me vendosmëri Kosovës më mirë. Prishtina dhe e tërë Kosova tashmë kanë vendosur, duke qenë të bindura se vendi ka nevojë për njerëz të dëshmuar dhe me integritet. Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë që në krye të qeverisë të ketë një personalitet si Bedri Hamza”, ka deklaruar Rugova.

Ajo ka falënderuar bashkëvendësit për përkrahjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj personalisht, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për një të ardhme më të mirë për vendin.

#PDK131
#FlorianaRugova81

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë