Lavdije Deliu: Gratë e Fushë Kosovës – Fuqi për të ecur përpara!

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Lavdije Deliu, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Fushë Kosovës, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri dhe nevojën për përfaqësim të denjë në institucione.

“Gratë dhe vajzat e Fushë Kosovës, ashtu si në gjithë Kosovën, janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe punës për pavarësinë dhe avancimin profesional. Ato kanë nevojë për përkrahje dhe përfaqësim dinjitoz për t’i çuar përpara idetë dhe vizionet e tyre,” ka theksuar Deliu.

Ajo ka falënderuar pjesëmarrëset për mikpritjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme, duke ritheksuar angazhimin e saj për të mbështetur gratë në të gjitha fushat e jetës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë