Pas kësaj fotografie nuk do ta quani Big, por Slim Mama (FOTO)

Big Mama kohët e fundit po merr gjithë vëmendjen e mediave rozë dhe publikut, shkruan GazetaBlic.

Por, ajo më pak po komentohet për muzikën a moderimin, pasi në qendër të vëmendjes mbetet ndryshimi i saj fizik, më saktësisht humbja e peshës.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Bigu shfaqet e veshur me ngjyrë ari, e format e saj trupore janë ato që bien në sy të cilat janë për t’i pasur zili.

Ndryshe, sa i përket projekteve muzikore ajo ka pak ditë që ka lansuar projektin e saj më të ri me titull “I len krejt”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë