88-shi i PDK-së, Patriot Krasniqi: Prizreni vulosi fitoren e madhe të PDK-së!
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738869291286-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga PDK, Patriot Krasniqi, ka deklaruar se Prizreni ka treguar edhe një herë se mbetet bastion i Partisë Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar mbështetjen e fuqishme për fitoren e saj në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Prizreni dëshmoi sonte që ka puls 131! Jerusalemi i PDK-së si gjithmonë edhe kësaj radhe vulosi fitoren e madhe, rikthimin e madh. Me Bedri Hamzën-Kryeministër”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se fitores së PDK-së i gëzohen jo vetëm qytetarët, por edhe liderët historikë të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
PDK po vazhdon fushatën e saj në të gjitha qytetet e Kosovës, duke synuar rikthimin në pushtet me Bedri Hamzën si kryeministër.