“Kur unë kisha nevojë më së shumti, ai mu gjind”- Momenti kur gjithë salla ngritet në këmbë, pasi Ganimete Musliu flet për këtë kandidat
Kandidati për deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, vazhdimisht është duke marrur një përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.
Përkrahja për kandidatin për deputet dhe njëherit biznesmen i suksesshëm në Gjermani, nuk po mungon as edhe nga vet kandidatët e tjerë të kësaj partie.
Së fundmi në një tubim zgjedhor në Runik të Skenderajt, ishte Ganimete Musliu, po ashtu kandidate për deputete me numrin 12 e cila foli fjalë shumë të mira për Dervishajn.
Musliu në këtë tubim tha se Dervishaj ishte pranë saj kur kishte ajo nevojë më së shumti.
Gjithashtu deputetja ka theksuar edhe vlerën e Dervishajt si një bashkëpunëtor i besueshëm, e këto fjalë kanë emocionuar të gjithë të pranishmit duke bëtë që salla të ngrihet në këmbë për të shprehur mirënjohjen e mbështetjen ndaj Dervishajt.
Ndryshe vete Shahin Dervishaj në këtë tubim në fjalën e tij theksoi fuqishëm se ai në këto zgjedhje ka dalur fitues, pasi ka fituar një përkrahje dhe dashuri të jashtëzakonshme nga publiku anë e kënd Kosovës.
Siç thotë vetë Dervishaj “Kam fituar zemrat e publikut”.
Dervishaj po ashtu në këto fushata zgjedhore vazhdimisht ka qenë aktiv me takime me qytetarët, me premtimet e tij për Kosovën, e ku ka shfaqur një angazhim të fuqishëm për t’u përballur me sfidat që ka përpara vendi, me fokus të veçantë në përmirësimin e vendit dhe mundësive më të mëdha për rininë.
Ndërkaq, Shahin Dervishaj, kandidon për deputet me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/