Endrit Shala: “Mbështetja për prodhuesit vendorë është jetike!”
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/476311103_1161351302016717_6123564649442814147_n-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka vizituar Pastiçerinë “Koha” në Podujevë, së bashku me kandidatët Vesel Krasniqi dhe Xhemajl Hasani, për të dëshmuar përkrahjen e tij ndaj bizneseve vendore.
Shala ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesën e mbështetjes ndaj prodhuesve kosovarë, duke theksuar se politikat e gabuara po i dëmtojnë bizneset.
“Ne kemi dëshmuar me #veçVEPRA se jemi zëri i prodhuesve kosovarë. Koalicioni #PërKosovënFituese137 do të rikthejë mbështetjen konkrete për bizneset dhe do të krijojë kushte që ato të rriten e të jenë konkurruese!” – ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.
Nisma Socialdemokrate po vazhdon fushatën e saj me fokus në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e prodhimit vendor, duke kërkuar mbështetje për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limajn, dhe kandidatët e saj për deputetë.