Ferat Shala e Altin Krasniqi në Prizren, aty ku historia dhe e ardhmja bashkohen
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738842226561-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit së bashku me Altin Krasniqin, djalin e ish-kryeparlamentarit dhe zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
“Jakup Krasniqi na mësoi historinë si profesor, por edhe u bë vetë pjesë e historisë së re si zëdhënës i UÇK-së”, ka theksuar Shala, duke kujtuar figurën e tij në historinë e Kosovës.
Takimi i tij me Altin Krasniqin ndodhi në kuadër të një tubimi madhështor të PDK-së në Prizren, të cilin ai e quajti “Kryeqyteti Historik i Kosovës” dhe një vend të fitoreve të mëdha të kësaj partie.
PDK vazhdon fushatën e saj me sloganin “Kosova mundet më mirë”, duke synuar fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
#PDK131
#FeratShala16
#AltinKrasniqi20