Floriana Rugova: Drenasi heroik, i vendosur për fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzës!
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Floriana Rugova, ka shprehur mirënjohjen dhe entuziazmin e saj pas një takimi me qytetarët e Drenasit, duke e cilësuar këtë komunë si bastion të PDK-së dhe shembull të qeverisjes së mirë e transparente.
“Drenasi heroik, Drenasi kampion, më i vendosur se kurrë më parë për Kosovën më mirë! Mbështetje dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm në Drenas, në zemrën e Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës”, – ka shkruar Rugova në një postim në rrjetet sociale.
Ajo ka theksuar besimin e saj se Drenasi, si në çdo palë zgjedhje, edhe këtë herë do të mbështesë fuqishëm PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën.
PDK po vazhdon takimet me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin për të siguruar fitore në zgjedhjet e ardhshme.