Adnan Thaqi: Drenasi, kështjella e pathyeshme e fitores së madhe të PDK-së!
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738793045154-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, ka shprehur emocionet e tij pas tubimit madhështor në Drenas, duke e cilësuar këtë qytet si “kampionin e përhershëm” të partisë.
Ai theksoi se entuziazmi dhe besimi i qytetarëve po e vulosin fitoren e 9 shkurtit.
“Drenasi na dhuroi një moment që do të mbetet vulë e pathyeshme e fitores së madhe që po vjen. Bashkë kemi për të triumfuar!” – tha Thaqi.