Besim Mulaj: “10 mijë herë faleminderit, Istog!”
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738786184687-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve të Istogut gjatë tubimit përmbyllës zgjedhor.
“Sonte treguat edhe njëherë shpirtin tuaj të madh, përkushtimin dhe besimin në vizionin e LDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, Dr. Lumir Abdixhikut. Ju jeni krenaria ime e përhershme!”, ka theksuar Mulaj.
Ai ka ftuar qytetarët që më 9 shkurt të votojnë për LDK-në me numrin 124 dhe për të me numrin 79, duke theksuar se “Pa besim s’ka ndryshim!”