Adnan Thaqi pritet me entuziazëm në Gradic: “Bashkë për ta ndërtuar të ardhmen që meriton Kosova”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, është pritur me mikpritje të jashtëzakonshme në fshatin Gradic, një vend me histori lavdie dhe krenarie.

Gjatë takimit me banorët, Thaqi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që ky komunitet i jep vlerave dhe vizionit për një Kosovë më të mirë.

“Mikpritja dhe përkrahja juaj e sinqertë janë frymëzim për të gjithë ne. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që meriton vendi ynë,” u shpreh ai.

Thaqi ritheksoi përkushtimin e tij dhe të PDK-së për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe punës së përbashkët për të sjellë ndryshime pozitive në vend.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë