Shahin Dervishaj nderon trashëgiminë e Gani Kocës në Polac
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka vizituar Polacin e Hasan Prishtinës, ku ka nderuar trashëgiminë e patriotit Gani Koca.
Ai e cilësoi këtë vizitë si një moment të rëndësishëm reflektimi mbi historinë dhe kontributin e figurave të shquara për atdheun.
“U frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën. Kjo vizitë më kujtoi se angazhimi për kombin është gjithmonë një detyrë e shenjtë,” u shpreh Dervishaj.
Angazhimi i tij politik, sipas tij, është i drejtuar drejt ruajtjes së vlerave kombëtare dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.