Fatlume Popovci e do jashtë youtube projektin me “On Records”

Këngëtarja Fatlume Popovci nuk është ndarë e kënaqur me një projekt që e ka punuar me “On Records” para tri viteve.

Bëhet fjalë për këngën “Kush je”, të cilën këngëtarja e kishte realizuar para tri viteve me produksionin në fjalë, tani e dëshiron që ajo mos të transmetohet më.

“Pavarësisht se ishte një projekt që unë e kam paguar shumë shtrenjtë, kënga nuk ka pasur suksesin që e kemi pritur”, ka thënë Popovci për Express.

Sipas saj kënga nuk i ka plotësuar pritjet që ajo kishte pasur më parë për këngën dhe me këtë produksion.

Express mëson se shuma që ka paguar Fatlume Popovci për këtë këngë mijëra euro por kënga nuk i ka plotësuar pritjet e saj.

Tani këngëtarja kërkon që ajo të largohet sa më shpejt  që kjo këngë të largohet nga youtube dhe të gjitha rrjetet e tjera sociale, për shkak se konsideron se asaj i është prishur imazhi i saj dhe i stilit të saj.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë