Ramiz Lladrovci përkrah kandidaturën e Fadil Demakut për deputet: “Një personalitet i fuqishëm me bindje të thella atdhetare”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, i cili garon me numrin 19 në listën zgjedhore.

Në një mesazh publik, Lladrovci theksoi sakrificat dhe përkushtimin atdhetar të Demakut, duke rikujtuar kontributin e tij në luftën për liri dhe angazhimin e tij në politikë. Ai shprehu bindjen se Demaku do të jetë një zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

“Jeta e ka goditur shumë familjen tuaj, por nuk jeni përkulur. Ju keni dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe keni dëshmuar përkushtim atdhetar, kur të tjerët kanë ikur nga përgjegjësia. Besoj se qytetarët e Drenasit dhe të Kosovës do ta votojnë numrin 19, pas të cilit qëndron një personalitet i fuqishëm,” u shpreh Lladrovci.

PDK po vazhdon me intensitet fushatën zgjedhore, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë