Andrra Destani është një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, shkruan GazetaBlic.
Martesa me këngëtarin Sinan Hoxha ka bërë që ajo të jetë mjaft e përfolur.
Tani çifti kanë dhe një djalë nga martesa e tyre, Ajsin.
Përveç familjes, Andrra tani është përkushtuar dhe tek biznesi të cilin ajo e ka hapur para një muaji në Tiranë, e shumë nga fustanet e biznesit të saj u bën reklamë dhe vet ajo.
Së fundmi, ajo ka pozuar sërish me fustan të bardhë nusërie që po duket e mrekullueshme.