Blerta Deliu- Kodra pritet me entuziazëm nga gratë e Gradicës
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu- Kodra, së bashku me Vlorën, Aurorën, Agnesën dhe Albulenën, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me gratë e Gradicës.
Ajo ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe përkrahjen e madhe që po merr gjatë fushatës, duke vlerësuar rolin e grave në zhvillimin e komunitetit dhe vendit.
“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen”, ka thënë Deliu-Kodra, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë.
PDK po vazhdon takimet në terren, duke forcuar mbështetjen për vizionin e saj politik.
#PDK131
#Blerta13