Fadil Demaku pritet me përkrahje të madhe në familjen Bazaj në Terstenik
Fushata elektorale e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka vazhduar me takime të përzemërta me qytetarët, ku mbrëmë kandidati për deputet, Fadil Demaku, u prit nga familja Bazaj në Terstenik.
Demaku vlerësoi pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve, duke e cilësuar atë si një garancë të fuqishme për ndryshimin e mundshëm kur ka unitet dhe bashkëpunim.
“Pjesëmarrja në fushatën tonë elektorale është më shumë se mbështetje, është garancë e fuqishme se ndryshimi është i mundur kur jemi bashkë,” theksoi ai.
PDK po vazhdon aktivitetet në terren, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për ta bërë Kosovën më të mirë me Bedri Hamzën si kryeministër.
#PDK131
#FadilDemaku19
#BedriHamza1