Memli Krasniqi dhe Shasivar Haxhijaj takojnë qindra qytetarë në Shushicë të Istogut

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shasivar Haxhijaj, së bashku me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi, dhe kryetarin e degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, kanë zhvilluar një takim me qytetarët në Shushicë.

Në këtë tubim të madh elektoral morën pjesë edhe kandidatët tjerë për deputetë nga kjo parti, ndërsa prania masive e qytetarëve u cilësua si dëshmi e përkrahjes për PDK-në dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.

“Masiviteti i qytetarëve në këto takime është dëshmia më e mirë se Bedri Hamza është njeriu i duhur për ta udhëhequr Kosovën. Bashkë mund ta bëjmë Kosovën më të mirë,” deklaroi Haxhijaj.

PDK po vazhdon aktivitetet e saj zgjedhore në mbarë vendin, duke theksuar programin e saj për zhvillim dhe mirëqenie.

#PDK131✔️
#BedriHamza1✔️
#MemliKrasniqi2✔️
#ShasivarHaxhijaj52✔️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë