Besnik Qaka së shpejti do bëhet baba.
Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, ishte i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, në RTV21, ku foli për projektin e fundit muzikor të këtij grupi, “Harrom”.
Por hapësirë iu dha edhe jetës së tij private.Besniku dhe bashkëshortja e tij po presin që të bëhen prindër brenda këtij muaji. Ai po bëhet baba i një vajze, shkruan rtv21.tv Besniku zbuloi edhe emrin që kanë planifikuar të ia lënë vajzës.
“Prej krejt opsioneve çka i kena deri tash në fund çka i kena bo është “Una” që po na pëlqen, që jena të kënaqur të dytë, edhe nëse nuk ndërron diçka deri atëherë, nëse nuk gjejmë diçka më mirë…”, tha Besnik Qaka.