Veseli: Këtë javë ratifikohet demarkacioni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.
“Jemi duke zhvilluar kontakte intensive me partnerët nga pozita dhe opozita”, ka thënë Veseli në mbrëmjen e së hënës.
“Besoj shumë se do të arrijmë konsensusin”, ka theksuar ai, për televizionin publik të Kosovës.
“Qytetarët tanë nuk e meritojnë të jenë të izoluar”, është shprehur Veseli.