Arbiana Xhemajli: Mikpritje e ngrohtë në Ballancë, bashkë për fitore
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arbiana Xhemajli, është pritur me mikpritje të veçantë në odën e Musli Nezirit në Ballancë, ku ka përjetuar një atmosferë të ngrohtë dhe tradicionale shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhemajli ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe traditave, duke vlerësuar se fjala dhe besa janë ato që bashkojnë njerëzit për qëllime të mëdha.
“Mikpritja në odën e Musli Nezirit në Ballancë është shembull i traditës dhe bujarisë shqiptare, ku fjala dhe besa bashkojnë njerëzit për qëllime të mëdha.”
Arbiana Xhemajli, e cila garon me numrin 62, është zotuar për një angazhim të fuqishëm për qytetarët dhe për një Kosovë #MaMirë nën qeverisjen e PDK-së.