Ikona e humorit shqiptar i rrëfehet së bijës: Kur doja të vrisja veten, zëri yt…

Aktorja e njohur e skenës Rita Lati ka patur një rrëfim mjaft të ndjerë për vajzën e saj Roza Lati në emisionin “Why Not”.

Përveç humorit që e karakterizon ajo ka treguar edhe anën e saj të ndjeshme si dhe problemet që ka patur. “ Çdo femër e ka një moment dobësie, çdo femër kur pëson drama në jetën ka nga ato nuk e përballojnë dot dhe kalojnë në depresion. Unë nuk e vë në diskutim forcën tënde, atë laben që ke brenda teje, por a ke pasur dhe ti ndonjë moment dobësie që ke dashur t’i japësh fund jetës tënde?”, e ka pyetur Roza të ëmën.

“Ne atëherë çfarëdo halli të kishim flisnim me vete. Një ditë isha me biçikletë, se rrija tër ditën mbi biçikletë, kisha frikë të kthehesha në shtëpi dhe i shkova maunes përballë duke thënë ishalla më shtyp, por në një moment sikur zëri i Rozës “Maaa”… e kam kthyer biçikletën dhe kam thënë jetoj vetëm për Rozën”,-u shpreh aktorja e madhe Rita Lati./Gazeta Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë